Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Mësohet se i riu kishte fshehur mbi 200 gramë kokainë brenda një tavani.
Siç raportohet i riu, me banim në Porto Sant’Elpidio dhe tashmë i njohur për policinë, kishte fshehur në banesën e tij 226 gramë kokainë, në pjesën e tavanit.
Gjithashtu në banesën e tij policia ka sekuestruar një peshore precizë, dy telefona celularë dhe katër karta SIM.