I mituri serb që vrau me armë zjarri tetë shokë klase dhe rojën e shkollës në Beograd, e kishte hartuar në detaje planin e krimit që prej një muaji.
Autori i dyshuar, 14 vjeç, dyshohet se përdori armën e të atit, informon policia.
Sipas ligjeve në Serbi, nëse i dyshuari është mbi 14 vjeç trajtohet si i mitur dhe si dënim më i rëndë mund të dënohet me masë të veçantë dhe nëse konstatohet se ka çrregullim mendor, ai mund të dënohet me trajtim në një institucion të posaçëm. Ligji për të mitur parashikon gjithashtu që një i mitur më i rritur mund të dënohet me pesë vjet burg.
Nxënësi për të cilin raportohet se ishte i dalluar në mësime, është arrestuar në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se “i kam qëlluar sepse jam psikopat”.
Autori, siç u tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kishte një listë me emrat e fëmijëve që planifikonte të vriste.
Përveç nëntë të vrarëve, mbetën të plagosur edhe gjashtë fëmijë të tjerë dhe një mësues historie.