Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Muzhaqi: Të rinjtë do të bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkisë

14:11 / January 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bora Muzhaqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e qeverisë janë miratuar tre ndryshime në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, që do t’i ofrojnë më shumë mundësi të rinjve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se “ky program zbatohet prej 9 vitesh dhe ka qenë shumë i suksesshëm, por sigurisht sfidat ndryshojnë dhe në botën globale ku ne jetojmë, ka lindur nevoja për disa ndryshime në këtë program. Për ta riformatuar dhe rikonceptuar në një mënyrë ndryshe”.

“Pjesa e parë që do t’iu ofrohet të rinjve ku do të përfshihen të gjithë aftësitë e nevojshme për t’u bërë pjesë e Administratës Publike, duke filluar nga aftësitë e tyre të buta të komunikimit dhe ndërveprimit në një institucion shtetëror, pjesa e të mësuarit si draftohet një shkresë, si përdoren programet e nevojshme, buxhetimi, etika dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm që do të bëhen nga shkolla e Administratës Publike”, theksoi Muzhaqi.

Sipas saj, të gjithë të rinjtë që do të bëhen pjesë e praktikave të punës që nga ky vit do të kenë mundësinë t’i kompensohet pjesa e ushqimit që do të duhet të konsumojnë gjatë pjesës së praktikës, pjesa e transportit dhe çdo material didaktik që do t’iu shërbejë për ta bërë praktikën e tyre të suksesshme. “Si në rastet e tjera ata të rinj që do të vlerësohen me pikë maksimale gjatë zhvillimit të praktikës së tyre dhe do të kenë një monitorim të vazhdueshëm nga përgjegjësit në fushat ku ata kanë zgjedhur ta bëjnë praktikën e tyre do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Administratës Publike me anë të një kontrate 1-vjeçare si pjesë e këtij programi”, tha Muzhaqi.

Për të ky ligj i hap rrugën edhe pjesës së fuqizimit të të rinjve në vendimmarrje. “Tashmë ne kemi 61 këshilla rinorë të ngritur në gjithë bashkitë e vendit dhe një Këshill Kombëtar Rinor. Këto kanë qenë shumë funksionalë deri tani, por pjesa që të rinjtë kanë kërkuar dhe me anë të ndryshimit që bëjmë sot dhe ne e mundësojmë sot këtë është që të rinjtë të jenë në drejtim të Këshillave Vendorë Rinorë. Pra në 61 bashkitë e vendit të rinjtë do të bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkisë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi tha se qendrat rinore që do të rikonceptohen si persona juridikë. “Dy ndryshime rregullatore që do t’i japin më shumë mundësi të rinjve. E para lidhet me qendrat rinore që do të rikonceptohen si persona juridikë. Kjo do t’i shërbejë qëndrueshmërisë së tyre duke rritur kështu mundësinë e financimit, jo vetëm me fonde buxhetore, por edhe donatorë të huaj që do të kenë mundësinë të mbështesin përpjekjet tona për të ngritur qendra rinore në çdo bashki të vendit. Këto rregullime i hapin rrugë bashkëpunimit mes bashkive dhe organizatave rinore. Të gjitha qendrat rinore, publike apo private, do vendosin baza mbi standardet, funksionimin, rolin dhe sigurinë e ofrimit të shërbimeve për të rinjtë”, u shpreh ministrja për Rininë dhe Fëmijët.

bora muzhaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.