Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kishte parë tmerrin me sy”/ Nëna e marinarit rus: Ja si im bir më tregoi për fundosjen e anijes pas goditjes me raketa  

00:07 / April 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A5DEF2C3 33C1 4788 8539 EE313A832729
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë u plagosën kur anija luftarake Moskva u fundos nga ukrainasit. Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord, theksohet se të 40 marinarët kanë vdekur, shumë të tjerë janë zhdukur e një pjesë e tyre ka mbetur e plagosur.E ëma e marinarit ka bërë të ditur se djali i saj i ka thënë  në një telefonatë se Moskva, flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, ishte goditur nga tre raketa nga territori ukrainas.

“Ai më mori në telefon dhe qante. Qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme”, tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar. E ëma u shpreh gjithashtu se ai nuk i kishte dhënë të gjitha detajet e asaj që kishte parë sepse ishte shumë e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Gazeta nuk ka përmendur emrin e marinarit apo nënës së tij me qëllimin për t’i mbrojtur ata. Por ajo thotë se ka prova dhe dokumente që e bëjnë të besueshme se marinari po shërbente në flotën ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ndonjë viktimë në fundosjen e anijes.

Megjithatë, më herët u raportua se Radio Evropa e Lirë kishte konfirmuar vdekjen e ndërmjetësit Ivan Vakhrushev. Ndërkohë ministria postoi të shtunën video për të cilën thotë se marinarët e anijes takohen me komandantin e Marinës Ruse në Sevastopol. Ndërsa shkaku i fundosjes sipas Moskës është zjarri që ka rënë në bord dhe moti i stuhishëm edhe pse Ukraina pretendon se e goditi me dy raketa anijen e famshme ruse.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.