Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kishte temperaturë dhe kollë”, gazetarja rrëfen takimin me 22-vjeçaren nga Skrapari: Kishte ardhur nga Italia, po i nënshtrohet analizave për koronavirus

21:46 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Aurora Golemi në një lidhje direkte për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ nga ambientet e jashtme të Infektivit të QSUT-së që është kthyer në një karantinë të COVIT 19, ka treguar detaje nga një rast që dyshohet se mund të jetë prekur nga ky virus. Ajo tregoi se bëhet fjalë për një 22-vjeçare nga Skrapari, e cila pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia, ndërsa kishte shfaqur probleme me shëndetin. Golemi pohoi se vajza, e cila shoqërohej nga i fejuari i saj, kishte pasur temperaturë dhe kollë, ndërsa tashmë ishte futur në Infektiv për t’ju nënshtruar analizave, përcjell ‘BalkanWeb’.

“Vajza ishte bashkë me të fejuarin e saj. Janë dërguar në spital. Vajza kishte pasur simptoma; Temperaturë dhe kollë. E kishin orientuar që të vinte këtu. M’u desh të vendosja maskën, në mënyrë që të intervistoja vajzën. Sapo u fut në spital. Jemi duke pritur se çfarë do i thonë mjekët. Ishte 22-vjeçare nga Skrapari, s’ma tha emrin. Aktualisht në Infektiv ndodhet djali 28-vjeçar dhe babai i tij, 54 vjeç, të infektuar dhe të konfirmuar si të prekur nga koronavirusi. Jashtë ambienteve të Infektivit nuk kemi parë mjekë, por jashtë qëndrojnë vetëm policë, me maska kirurgjikale”, tha Aurora Golemi, shkruan “BalkanWeb”.

Kujtojmë se ‘BalkanWeb’ raportoi më herët rastin e 22-vjeçares nga Skrapari, e cila shfaqte simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, që ishte dërguar nga spitali i Skraparit, drejt Tiranës. Po ashtu u tha se bashkë me të ishin dërguar dhe një çift bashkëshortësh, fqinj të saj. Mes të tjerash u fol dhe për një tjetër rast, po nga Skrapari, fakt që u konfirmua dhe nga drejtoresha e spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi.

koronavirus skrapari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.