Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Arbër Çekajn pronarin e “Arbi Garden”, kompania në emër të së cilës u gjet sasia rekord e kokainës që është kapur në Shqipëri, plot 613 kg, të fshehura mes bananeve.
Avokati i Çekajt, Maks Haxhia ka kërkuar revokim mase dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë, por nuk u pranua nga gjykata. Sipas Haxhisë, klienti i tij ka pasur vetëm bananet, pasi kontejneri ishte i një tjetër personi që duhet të hetohet.