Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kjo 31-vjeçare vodhi 8 milion euro me një skemë si në filma

15:31 / March 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto jasmina1710931571 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një 31-vjeçare ra në pranga pasi thuhet se është përgjegjëse për vjedhjen spektakolare nga kompania e transportit të parave ‘Loomis’ në Bremen më 21 maj 2021.

Ajo ishte fshehur për dy vite e gjysmë, por tani është arrestuar. Hetuesit gjermanë arrestuan në aeroportin e Bremenit hajduten e 8 milionë eurove, Yasemin Guendogan, 31 vjeç.

31-vjeçarja fillimisht u arratis jashtë vendit, por tashmë ka vendosur të dorëzohet tek autoritetet, siç ka bërë të ditur përmes avokatit të saj.

Ajo udhëtoi nga Turqia drejt Gjermanisë dhe u prangos në aeroport. Pas arrestimit, ajo doli përpara një gjyqtari të martën, kurse tani ndodhet në paraburgim.

Si ndodhi vjedhja spektakolare

Puna e Yasemin Guendogan te kompania ‘Loomis’ ishte që të paketonte kartëmonedhat në kuti parash, të cilat më pas dërgoheshin me makinat e blinduara në bankomatet e bankave.

Të premten e 21 majit 2021, ajo goditi: Në vend që t’i mbushte kartëmonedhat në kutitë e përcaktuara si zakonisht, ajo paketoi 8 milionë euro në thasë dhe i hodhi në një kontejner që normalisht përdoret për mbeturinat.

Ajo hodhi më shumë mbeturina mbi kontejner për ta kamufluar. Më pas kontejnerin e nxori jashtë, paratë i shkarkoi në një Mercedes Vito të marrë me qira në Berlin me targa të vjedhura, hyri brenda dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Vetëm pas katër ditësh, kur punonjësit po fusnin kutitë me para në bankomatet e bankave, vunë re krimin.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026

Rama mbledh qeverinë në Pogradec/ Artur Nura: Do ketë ndryshime në kabinet, përfliten 6 ministra

20:14 / August 22, 2026

Zjarret, 4 vatra aktive/ Përmirësohet situata në Pukë, shuhet zjarri në Dukat

18:13 / August 22, 2026

Putin paralajmëron: Ukraina ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ me sulmet e fundit

18:09 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.