Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Kjo ditëlindje më gjen të shokuar nga keqdashësia e njerëzve”, moderatorja Ola Bruko feston 41-vjetorin e lindjes: Bëjnë gjyq publik…

13:26 / December 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja dhe moderatorja e News 24, Ola Bruko feston sot ditëlindjen. Me një foto të buzëqeshur, ashtu siç e shohim çdo ditë në ekranin më të ndjekur nga të gjithë shqiptarët, News 24, Ola ka bërë një urim për ditëlindjen e saj të 41-të.

Moderatorja zbulon se kjo ditëlindje e gjen me zemrën plotë, si nga ana personale ashtu edhe ajo profesionale. Ndër të tjera, Ola ka edhe një mesazh për të gjithë ata njerëz që e njohin ose jo, të cilët nga keqdashësia e tyre i kanë bërë gjyqin publik pa e ditur të vërtetën e jetës së saj.

“Kjo ditëlindje veç tjerash më gjen të habitur dhe gati gati të shokuar nga keqdashësia e njerëzve (të njohur e të panjohur), që zgjedhin të të bëjnë gjyqin publik, aty ulur nga kolltuku i tyre i vyshkyr e plot mekate pa e ditur të vërtetën e jetës tende. Më keq akoma kur edhe e dinë, por serish hedhin helm, sepse kjo, mesa duket, iu largon dhimbjen nga e vërteta e tyre!” – shkruan gazetarja e njohur.

POSTIMI I PLOTË

“Sot është ditëlindja ime e 41 😁 E prita edhe këtë përvjetor si gjithmonë me shumë gezim dhe dashuri. E kam dashur dhe e dua shumë ditëlindjen time, sepse ka feste e buzëqeshje me shumicë nga të gjithë, madje edhe nga ata që me mundim vënë buzen në gaz e të thonë “U befsh 100 vjeç!” 😁🤣

Kjo ditëlindje më gjen me zemrën plot, sepse kam dy fëmijë si drita që më bëjnë krenare çdo ditë, dhe unë lutem që Zoti t’i mbrojë nga çdo e keqe apo padrejtësi.

Më gjen të ngarkuar gjithashtu, si gjithmonë, me angazhimet e mia në punën që dua dhe përpiqem ta bëj sa më mirë për t’i sherbyer publikut tim me të vërtetësi.

Kjo ditëlindje, veç tjerash, më gjen të habitur dhe gati gati të shokuar nga keqdashësia e njerëzve (të njohur e të panjohur), që zgjedhin të të bëjnë gjyqin publik, aty ulur nga kolltuku i tyre i vyshkyr e plot mekate pa e ditur të vërtetën e jetës tende. Më keq akoma kur edhe e dinë, por serish hedhin helm, sepse kjo, mesa duket, iu largon dhimbjen nga e vërteta e tyre!

Por kjo kategori njerëzish nuk mund të më demtojë. Në këtë botë, të gjithë jemi kalimtarë dhe hesapet do i lajmë tjetërkund!

Unë kam jetuar me parime strikte, të cilat nuk i thyej për asnjë motiv. Vazhdoj të besoj fort tek ato dhe për këtë jam krenare. Edhe pse ndershmëria dhe besnikëria nuk shihen më si virtyte por si dobësi, unë do vazhdoj të jetoj njësoj, dhe këto virtyte sigurisht do vazhdoj t’ua percjell edhe fëmijëve të mi.

U befsha 100 vjeç, o Zot! Se pari për veten time, e së dyti për fëmijët e mi!” – shkruan Ola në Instagramin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Ola Bruko ♐️ 🤍 (@olabruko)

Ola bruko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.