Personat të cilët prej shumë vitesh janë konsumues të duhanit, e kanë tejet shumë të vështirë të heqin menjeherë dorë.
Ajo që në fakt krijon varësinë ndaj pirjes së duhanit dhe shkakton probleme në organizëm është nikotina.
Kështu, sa më shumë pini duhan, aq më shumë trupi juaj ka nevojë për nikotinën.
Kështu, kur ju vendosni të hiqni dorë nga duhani, ka një mënyrë për t’ju ndihmuar për këtë.
Përdorni bimën Stevia (bimë shkurreje në gjethin e së cilës gjenden shumë glikozide të ëmbla) për t’i dhënë “duart” nga duhani. Përdorimi i sheqerit diabetik bllokon sinjalet të cilat dërgon truri juaj nga mungesa e cigareve. Ju nuk do të ndjeni shumë moskonsumimin e duhanit.
Stevian mund ta gjeni të disponueshme të lëngshme ose pluhur. Stevian është e rekomandueshme edhe për ata që janë duke u përpjekur për të humbur peshë dhe për të rregulluar e presionit të gjakut.