Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kjo është e dashura e 28-vjeçarit shqiptar që ofronte shërbime në Dubai, ‘pushtuan’ Mykonosin me kokainë

10:18 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 226 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje nga 27-vjeçarja greke, e cila shfaqet në rrjetet sociale për të ofruar shërbime “Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai dhe që është mes të arrestuarve për trafik kokaine në Mykonos.

Sipas protothema.gr, e reja jetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se kishte zhvilluar aktivitet intensiv në ishull, duke shitur të gjitha llojet e drogave, nga kokaina te kanabisi dhe MDMA-ja e njohur si “zonja” e festës, e cila mund të çojë edhe në vdekje nëse përzihet me alkool.

Sipas shkresave të çështjes, 27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e trafikut të drogës, të cilat partneri i saj 28-vjeçar i siguronte. Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro.

Çifti u lokalizua në zonën Tagou-Argyraina dhe u bë kontroll në shtëpinë ku banonin trafikantët. Aty policia gjeti tre pako kanabis me peshë 4.3 gram, tre pako kokainë me peshë bruto 6.6 gram, 5.4 gram të tjera kokainë, si dhe 21740,00 € dhe tre celularë.

Ata gjetën gjithashtu një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 dollarë zvicerane. E reja shfaqet në rrjetet sociale si person që ofron shërbime të Menaxhimit të Mikpritjes në Mykonos dhe Dubai. Tre të arrestuarit do të sillen sot në prokurorinë e Sirosit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.