Behar Mera është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Humori i tij ka rrëmbyer zemrat e gjithë admiruesve të tij. Prej shumë vitesh aktori i humorit është pjesë e estradës shqiptare ku numëron shumë role si në kinema, por gjithashtu është në estrada përkrah shumë aktorëve të tjerë.
Ai është mjaft i plotësuar edhe në aspektin familjar. Prej shumë vitesh ai është i martuar dhe nga martesa ka 2 vajza ku Iva Mera, vajza e vogël e aktorit është e njohur në ekranin shqiptar pasi ka moderuar disa emisione. Gjithashtu ajo ka dalje të shpeshta në ekrane përkrah babait.


