Maluma është tashmë një nga këngëtarët më të famshëm botëror por që gjithmonë ka qenë diskret për jetën e tij private. Ai i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit ku tha se i pëlqen supermodelja Kendall Jenner.
Ai pohoi se ajo ‘pushtoi’ zemrën e tij që nga hera e parë që e pa. Këngëtari zbuloi se ai u takua me Kendall gjatë një fushate për Calvin Klein.
“Ne ishim duke xhiruar së bashku dhe pastaj ajo më pa. U nervozova aq shumë, saqë jam i sigurt që ajo e vuri re”. Megjithatë ai shtoi se për momentin nuk dëshiron lidhje serioze, pasi vetëm pak kohë më parë i dha fund marrëdhënies 5-vjeçare me ish të dashurën, Natalia.
