Regjisori i “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj sjell një film me metrazh të shkurtër të titulluar “Gjyshja”.
Ka qenë Arbana ajo që ka publikuar trajlerin e filmit, duke i uruar fati Eduardit. Mes tyre ka kohë që po flitet për një romancë, por dhe pse kanë lënë ‘gjurmë’, asnjëri prej të dyve nuk ka folur mbi këtë.
Filmi “Gjyshja” me metrazh të shkurtër trajton jetesën në Malësi, ku mesa kuptohet nga trajleri një vajzë ka ngelur shtatzënë ndërkohë që nuk është e martuar.
Fansat e pyesin Arbanën se kur nis filmi, dhe ajo u përgjigjet se do i vërë në dijeni shumë shpejt se kur dhe ku. Epo s’na mbetet gjë tjetër vetëm të presim filmin.
