“Luftë dhe jo një lojë”,-tha kryeministri Edi Rama, teksa bëri thirrje për kursim të energjisë. Ai paralajmëroi vendosjen e fashës 800kWh në muajin nëntor.
“Edhe për muajin nëntor po rrimë të shohim nëse do të kemi ndonjë mundësi, që për momentin nuk e kemi”.
Aplikimi i çmimit të energjisë prej 42 lekësh për konsumin mbi 800 kilovatorë ishte parashikuar të niste në muajin tetor, por kryeministri vendosi ta shtyjë për dy arsye.
“Kemi pasur reshje që kanë shtuar kuotat në Fierzë. Dhe së dyti një trend kursimi”.
