Performanca live në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’, mes Lady Gaga dhe Bradley Cooper u duk se i hodhi edhe më ‘benzinë’ zjarrit për të thelluar dyshimet se mes tyre ka më shumë se një marrëdhënie mes kolegësh.
Ndonëse bashkëshortja e aktorit, modelja Irina Shyak nuk ka bërë asnjë reagim rreth thashethemeve që po qarkullojnë, fakti që ajo hoqi nga lista e miqve në rrjetin social Gaga-n ka bërë që fansat të mendojnë se Irina është xheloze.

Dhe ja tek shfaqet një tjetër provë e ‘gjallë’ se mes protagonistëve të “A star is born” mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Një faqe e fansave të Lady Gaga-s në instagram ka publikuar një foto të dyshes, ku duket buzëkuqi i Gaga-s në buzën e Bradley.

Foto është shkrepur në muajin shtator në Los Angelos, gjatë premierës së filmit.
Megjithatë egzistojnë edhe mundësitë që të jëtë një fotomontazh si dhe që të jenë dashur të puthen në faqe.

