Ndarja tragjike nga jeta e Rafael Duamenës ka tronditur të gjithë botën e sportit, me sulmuesin e Egnatias që nuk i mbijetoi dot kolapsit që pësoi në fushë në sfidën kundër Partizanit.
Ish-klubi i tij, Zyrihu vendosi që t’i kushtojë homazhe ganezit përpara sfidës me Luganon në kampionat, të cilën e fitoi 0-3.
“Kjo ishte për ty”, shkruhej në postimin e klubit zviceran, që ia kushtoi këtë fitore pikërisht Duamenës, për të cilin u mbajt dhe një minutë heshtje përpara startit të sfidës.