Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kjo që po ndodh në PD është karagjozllëku dhe halabakllëku më i ndyrë

09:53 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha berisha bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Namir Lapardhaja

Kjo që po ndodh në PD është karagjozllëku dhe halabakllëku më i ndyrë i gjithë historisë së Shqipërisë që kur ajo ekziston. Kur sheh në TV personazhet e gjithë kësaj vorbulle, të duket sikur kafshët e moçalit, duke filluar nga mishngrënësit, barngrënësit, gjitarët, zvarranikët, njëthundrakët, dythundrakët etj, paskan qenë ngecur aty dhe paska qenë fat i madh për vendin që, për shkak të një truku, siç ishte pamundësia e të kandiduarit me koalicione, nuk e patën mundësinë për ta shndërruar edhe Shqipërinë siç kanë katandisur PD-në dhe opozitën.

Paskemi qenë të bekuar që për një fije pushteti paska qëndruar larg njerëzve të tillë, pa din dhe pa iman, që do ta shndërronin shtetin, ministritë, drejtoritë, prefekturat, bashkitë, policitë, shëndetësitë… etj., në hane të mëdha, pa dyer dhe dritare, pa rregulla dhe merita, pa vlera dhe virtyte, pa moral dhe ndershmëri, por duke shumëfishuar të keqen e vetes së tyre gjithandej.

Përfytyro një moçal shtet sipas modelit të moçalishtes që kanë katandisur partinë e tyre.

Sot, natë e ditë pa ndalur, pa rreshtur, pa u lodhur, të oshëtijnë thirrjet e korbave dhe qyqeve, zhabave, gjarpërinjve, lakuriqëve të natës…, të një partie që pretendon se është e djathtë, edhe pse kurrë s’ka qenë e tillë, që për të vazhduar kullat dhe pazaret, përfitimet dhe hajgaret, bëjnë thirrjen më absurde; thirrjen për bashkim, që s’ka kush ta dëgjojë, sepse elektorati ka kohë që ka avulluar…

Edhe buka prej brumi kur ndahet nuk ngjitet më, le partia prej ideshë…!

Ç’a duan të bashkojnë këta?

Hijet?

Të bashkohen rreth fantazmave?

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

19:15 / October 21, 2026

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

13:30 / October 21, 2026

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

20:28 / October 20, 2026

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

12:44 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.