Si mund të jetojë një person në 15 metra katrorë? E megjithatë eshte e mundur. Një familje prej tre personash jetojnë së bashku në një vend të tillë! Një nënë, baba dhe djali i tyre, për të qenë me të saktë.
Duket shumë e vogël, por organizimi i brendshëm të ofron siguri dhe rehati unike. Në fakt, hapësira është e dekoruar bukur, duke i dhënë një ndjenjë të ngrohtë ambjentit.
Hyrja të çon direkt në zonën qendrore të shtëpisë. Një TV është montuar në mur për të kursyer hapësirë. Në fakt, në këtë shtëpi gjithçka funksionon për të kursyer hapësirë.
Kuzhina e bukur ka aq hapësirë sa për të përfshirë një lavaman, disa dollapë dhe madje një makinë larëse enësh. Mbi kuzhinë ka një dhomë gjumi me një krevat të rehatshëm. Prindërit flenë atje sepse djali i tyre nuk i pëlqen të fle lartë.
Djali fle në katin e poshtëm, në këtë mënyrë ai mund të qëndrojë zgjuar edhe pasi të flenë prindërit e tij dhe të mos i shqetësojë ata.
Banjoja, edhe pse e vogël, ofron të gjitha gjërat thelbësore: Një dush, një tualet dhe një lavaman.
Kjo shtëpi me të vërtetë na bën të mendojmë për gjërat që na duhen në jetë dhe për gjërat që nuk na duhen. Kjo familje jeton me pak dhe është akoma aq e lumtur dhe e rehatshme si kurrë më parë.
Ndërsa kjo lloj jetese mund të mos funksionojë për të gjithë, padyshim që kësaj familje i përshtatet.