Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klasa e mesme në ekonomitë kryesore është në një pozitë të vështirë. Shumica më keq se prindërit e tyre

13:21 / April 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ekonomia shopping pazar market 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica e të rriturve që jetojnë në ekonomitë e zhvilluara besojnë se janë në një situatë më të keqe financiare se prindërit e tyre, ndërsa shprehin shqetësim të fortë për financat e tyre. Madje, ata shfaqen edhe pesimistë për të ardhmen, pasi një numër i konsiderueshëm parashikojnë që fëmijët e tyre të jenë në të njëjtën situatë apo edhe më të keqe financiare.

Sipas një sondazhi të ‘Survey Monkey’ në ekonomitë e mëdha, të paktën gjysma e të rriturve janë të shqetësuar për financat e tyre dhe shumë ia atribuojnë këtë ankth rritjes së inflacionit. Në veçanti, në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Meksikë, rreth shtatë në 10 të anketuar thanë se ishin ‘shumë ose disi të shqetësuar’ për paratë. Kjo shifër bie në 63% në Britani, 57% në Gjermani, 55% në Zvicër dhe rreth 50% në Singapor dhe Francë.

Në këto vende, nga 50% në 75% e të anketuarve e konsiderojnë veten në klasën e mesme, me përjashtim të Britanisë ku përqindja ishte deri në 37%. Por ndërkohë që klasa e mesme tradicionalisht është konsideruar relativisht e rehatshme financiarisht, midis 45% dhe 62% e të anketuarve thanë se jetojnë nga paga në pagë.

Përveç kësaj, shqetësimet për daljen në pension ishin të zakonshme në të gjithë vendet e anketuara, me gjysmën e të rriturve në mbarë botën që thonë se ose nuk kanë plan ose nuk kanë kursime për daljen në pension dhe shumë prej tyre mbështeten në programet e qeverisë.

Nga vendet e ekzaminuara, vetëm të rriturit në Singapor dhe Meksikë kishin më shumë gjasa të thoshin se ishin më mirë financiarisht sesa prindërit e tyre. Por edhe kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre ata janë pesimistë. Vetëm në Meksikë -75%, SHBA -59% dhe Singapor -57% shumica besojnë se fëmijët e tyre do të jenë më rehat financiarisht. Ndoshta edhe më shqetësues është se vetë të anketuarit në Australi, Gjermani dhe Britani thonë se tani janë më keq se sa ishin pesë vjet më parë.

Stresi në financa i është atribuar kryesisht inflacionit, por edhe mungesës së kursimeve, paqëndrueshmërisë financiare dhe normave të larta të kreditimit. Pavarësisht performancës së ekonomisë, rreth gjysma e të rriturve janë të stresuar për financat personale në çdo vend të anketuar në mbarë botën.

‘Survey Monkey’ tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 2026

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.