Gjysmëfinalja Spanjë-Itali është një klasike e Kampionatit Evropian. Të dy ekipet kombëtare janë takuar gjithsej gjashtë herë dhe është turneu i katërt kontinental radhazi që kjo sfidë do të zhvillohet në fazën e nokautit, me Spanjën që kaloi raundin në 2008 dhe fitoi finalen e Euro 2012, para se Italia ta eliminonte në 2016. Kombëtarja e kaltër ka fituar të pesë ndeshjet e luajtura në Euro 2020 dhe është skuadra e vetme me sukses 100%. Vetëm në Kupën e Botës ’90, italianët fitonin më shumë ndeshje në një turne të vetëm të madh ndërkombëtar gjashtë të tilla, por mund ta barazojnë ose kalojnë nëse fitojnë turneun.
Në krahun tjetër, Spanja ka arritur në gjysmëfinale të një Kampionati Evropian për herë të tretë në katër edicionet e fundit, dështoi vetëm në 2016. Përveç kësaj, iberikët e kanë fituar turneun në secilin nga dy rastet e fundit që kanë arritur në gjysmëfinale, në 2008 dhe 2012. Spanja ka humbur vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit në stadiumin e Londrës.
Gjermania mungon, por Pancerat përfaqësohen me një arbitër në gjysmëfinalet e Euro 2020. UEFA ka zgjedhur gjermanin, Felix Brych për të vendosur drejtësi në sfidën e “Ëembley” . 46-vjeçarit me mjaft eksperiencë i është besuar një duel kyç ku do përcaktojë edhe finalistin e parë të turneut. Kjo është hera e dytë që Brych gjykon sfidën mes dy kombëtareve, me të parën të luajtur në Torino në Tetor 2016 që u mbyll në barazim 1-1.
Të fundit
Klasikja e Europianit në shifra, Spanja beson te historia, Italia te forca e grupit të Mançinit
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment