Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klevis Balliu rrëfen sikletin që kaloi: Më erdhi policia në shtëpi në 7 të mëngjesit e më tha se duhet të shkoja në rajon

18:58 / June 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klevisi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar se ditën e sotme në orën 07:00 të mëngjesit i ka shkuar Policia e Shtetit në shtëoi dhe ka dashur ta shoqërojë.

I ftuar në studion e OraNews, Balliu u shpreh se prokuroria duhet t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur dhe jo t’i shkonte policia në shtëpi.

Ai shtoi më tej se procedura ishte krejtësisht normale, sepse duhet të shkonte të firmoste sepse ishin mbyllur hetimet për arrestimin e tyij të dytë, por ajo që e ka shqetësuar ka qenë shkuarja e efektivëve në banesë që në orën 07:00 të mëngjesit.

“Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin prokuroria sot, ka mbyllur hetimit dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos. Kjo është normale, por prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj të rajoni i policisë, kur unë s’kam punë atje, por duhet të shkoj në prokurori bashkë me avokatin tim, për firmosjen e dokumenteve. Pyeta përfaqësuesin e policisë dhe më tha se po bëhet një lojë me topa e llastiqe. Unë u thash se nuk jam unë topi që të luani me llastiqe. Duhet të shkoni te prokurori. Këta përdorin në mënyrë meskine policinë për presion ndaj opozitës dhe angazhimet e saj për denoncime dhe mbrojtjen e votës. Kjo është e habitshme që kjo policia vjen qysh në 7 të mëngjesit për të ardhur te shtëpia e opozitës apo e ndonjë qytetari të thjeshtë, kur nuk është vrarë njeri, por vetëm është mbrojtur interesi publik në një aferë korruptive, për të cilën nuk ka asnjë të arrestuar. Më vjen shumë keq që e them, por policia e shtetit është vegël e një pushteti të inkriminuar, është e kapur,”- tha ai.

Klevis Balliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.