Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

20:56 / April 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klp1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të Artor Yllit, në vitin 2019, me detyrë ndihmës ligjor.

Ky i fundit apeloi vendimin e marrë nga KPK më 20.11.2019, për shkarkimin e tij nga detyra si ndihmës ligjor.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024”,- njofton KLGJ.

Po ashtu, sot ky institucion ka hedhur poshtë dhe ankimimin e ish-prokurorit të Beratit, Tasim Puci në ;lidhje me shkarkimin nga detyra nga ana e KPK, në vitin 2021.

Puci u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 366, datë 15.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 366, datë 15.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tasim Puci.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”,- njofton KLGJ.

klgj SHKARKIMIN tasim puci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trupat e FA, medalje të bronztë në “Cambrian Patrol”

17:12 / December 6, 2025

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

16:55 / December 6, 2025

Avokatët e Veliajt reagojnë pas deklaratës së SPAK: 60 mijë faqe dosje, por s’ka ende në dispozicion asnjë provë

16:44 / December 6, 2025

Olimpiadat Kombëtare, Rama: Shembull përkushtimi dhe ambicie nga nxënësit tanë

16:18 / December 6, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.