Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KLGJ pranon kërkesën, gjyqtarja Arta Llazari të shkarkohet nga detyra

14:49 / April 2, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
900 0 1743597541xdtyui 112
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Këshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A.Ll, për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.

Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor

Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.

Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.

Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.

Arta Llazari ild klgj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 2025

Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

21:43 / June 12, 2025

Balluku takime në Patos dhe Roskovec: Bashkë me deputetët në turin e falënderimeve. Mirënjohje

20:49 / June 12, 2025

34 vite PS, Namik Dokle ndan foton e veçantë: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

19:58 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.