Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Klitschko: Pushtimi rus prek drejtpërdrejt Gjermaninë

21:28 / April 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klitschko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pushtimi rus në Ukrainë prek drejtpërdrejt Gjermaninë, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko të hënën, teksa ka takuar zyrtarët gjermanë në Hamburg, qytetin ku ai, dhe vëllai i tij Vladimiri, e kanë nisur karrierën në boks.

Klitschko ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.

“Dhe ju gjermanët, nuk duhet të harroni se një pjesë e Gjermanisë, ku Putin ka punuar me vite si agjent i KGB-së, ka qenë, po ashtu, pjesë e një perandorie më të madhe sovjetike ruse”, ka shtuar ai.

Ukraina tani është duke luftuar për të mbrojtur “secilin prej jush kundër Putinit”, ka thënë mes tjerash Klitschko, ish-kampion botëror në boks, teksa ka folur në sallën e qytetit të Hamburgut, bashkë me kryetarin e qytetit, Peter Tschentscher.

“Ne, më përpara do të jetonim pa ujë dhe pa rrymë, sesa me ushtarë rusë. Ne jemi duke luftuar për të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë ai, duke e përshkruar pushtimin jo si luftë, por si terrorizëm dhe gjenocid.

Duke e përshkruar shkatërrimin e Kievit, Klitschko ka thënë se 162 civilë kanë vdekur si pasojë e armiqësive, përfshirë pesë fëmijë, dhe se gati 800 ndërtesa janë shkatërruar. Rusia ka tentuar që disa muaj që të rrisë presionin ndaj civilëve, duke ua sulmuar infrastrukturën kritike, çka ka rezultuar më pas me mungesa të rrymës.

“Ky ka qenë dimri më i vështirë ndonjëherë për qytetin tonë. Mirëpo ne kemi vazhduar përpara dhe kemi luftuar”, ka thënë ai.

Klitschko ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Vladimiri, i cili, po ashtu, është shpallur kampion në boks. Ky udhëtim shënon përvjetorin e parë të paktit të solidaritetit në mes të Kievit dhe Hamburgut. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Gjermania Klitschko pushtimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.