Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klodiana Lala nxjerr paralajmërimin e ish-diplomatit: Shumë shpejt do të ketë zyrtarë të qeverisë të shpallur “Non Grata” nga Britania

23:09 / June 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 5e3c87aad3807
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme në një emision televiziv nxjerr paralajmërimin e ish-diplomatit, ku thotë se do të ketë zyrtarë të shpallur non grata dhe nga Britania. Lala tha se emrat nuk do të bëhen publikë, ndryshe nga politika e SHBA-ve, por se do iu ndalohet të shkelin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë eksperti i sigurisë publike Fabian Zhilla duke iu referuar rastit të ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili u kap me 20 kg kokainë në Itali, tha se duhet të kishte një ndjesë nga ana e maxhorancës.

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi se Rama duhet të dalë dhe të na flasë a është më etalon ky njeri.

Zhilla: E para është modeli që iu japim njerëzve, kur ti vendos para komunitetit Agim Kajmakun është e vështirë të thuash që politika nuk i njeh kandidatët. Politika është bërë shumë e shtrenjtë, kërkon shumë para dhe kërkon paratë e paligjshme. Nuk ka përgjegjësi personale, në momentin që një forcë politike zgjedh një njeri që kapet me 20 kg kokainë se nuk ishte kanabis, do të thotë që është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare, minimumi duhet të kishte një ndjesë. Është ulëritëse.

Lala: Drejtori i Ujësjellësit në Kurbin grabitës në Spanjë, një skifter. Nuk ka pasur një ndjesë publike. Vërtetë na kaloi, e zbuluam ju kërkuam shumë ndjesë. Janë bërë aq të mëdha rastet sa nuk mjafton me një ndjesë, por duhet përgjegjësi. Dikush duhet të ikë.

Dervishi: Ka pafund studentë shqiptarë që diplomohen shkëlqyer dhe vijnë në Shqipëri i gjejnë dyert e mbyllura. Krimit si në rastin që folëm, e kanë shumë më të thjeshtë në këtë terren të bëjnë dhe të shiten si Agim Kajmaku dhe pa pikë turpi kryeministri i Shqipërisë të thotë ky është etaloni. Të dalë dhe të na flasë a është më etalon ky njeri.

Zhilla: Dekriminalizimi vetëm evidentoi. Nuk është se nuk janë treguar gjërat.

Lala: Ish-ambasadori britanik Duncan Norman, i cili është kthyer në Shqipëri me një projekt të qeverisë britanike në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit la të nënkuptohej në një intervistë që do kishte non-grata, por nuk do të shpalleshin publikisht siç kanë bërë SHBA-të, por do t’iu komunikohet personave. Që do të thotë shumë shpejt ne do të mësojmë që zyrtarë të lartë të qeverisë apo të opozitës mund të mos shkelin më në tokën e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të këtyre masave. Problemi është i tillë, krushqia mes krimit dhe politikës lidhet për një arsye, për zgjedhjet.

britania klodiana lala non grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.