Liverpool arriti të mposhtë Manchester City-n me rezultatin 2-3 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të FA Cup, duke shkuar kështu në finalen e këtij kompeticioni. Ndërkohë, pas përfundimit të sfidës e cila u luajt në stadiumin Wembley të Londrës, gazetarët morën një intervistë tranjerin e të kuqve, Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman foli me entuziazëm në prononcimin e tij, ku u shpreh se 45 minutat e para ishin më të mirat që skuadra e drejtuar prej tij kishte zhvilluar ndonjëherë. Klopp vlerësoi padyshim edhe kundërshtarin për paraqitjen e kryer në fushën e blertë.
“Mund të them se sot ishte pjesa e parë më e mirë që Liverpooli im ka luajtur ndonjëherë. Më pëlqeu çdo sekondë e atyre 45 minutave të para. Padyshim që pas golit të Grealishit, ndeshja u rihap dhe pamë të gjithë cilësinë e kundërshtarit, i cili mbetet një ekip i çmendur. Ne jemi shumë të lumtur pikërisht sepse e dimë se sa e vështirë është të fitosh kundër tyre. Jemi në qiellin e shtatë: kemi mundur ekipin më të fortë në botë”, deklaroi ai.
