Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Klos/ Reagon Policia pas dhunimit të kryeplakut 70 vjeçar

12:32 / August 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Muca Xiber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kryeplak në bashkinë e Klosit, në rrethin e Matit, është dhunuar keq një natë më parë. Sali Muça, kryetar i fshatit Ketë në njësinë administrative Xibër është rrahur nga shtetasi Besnik Muça. 70 vjeçari me plagë në kokë, këmbë, krah dhe pjesë të tjera të trupit ka përfunduar në spitalin “Xhavit Mara” Burrel dhe gjatë një nate është mbajtur nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Shkaku i ngjarjes sipas kryeplakut është se ai që kur është zgjedhur në këtë detyrë ka vendosur të jetë në mbrojtje të pyjeve, mjedisit, interesave të banorëve të fshatit malor.

“Dola nga shtëpia si çdo ditë tjetër, thotë Muça. Befas më del përpara Besnik Muça, një person shumë problematik në fshat dhe gjithë zonën. Ka dëmtuar rëndë pyjet e larta për interesat private. Kohët e fundit po dëmton edhe mjedisin, duke gërmuar për gurë në malin mbi fshat. Dëmtimet në fondin pyjor dhe mjedis janë të mëdha. Megjithëse institucionet shtetërore janë në dijeni të masakrës nga ky individ nuk kanë ndërhyrë për ta ndalur”, sqaroi kryeplaku i fshatit Ketë.

70 vjeçari i zënë ngushtë nuk ka pasur asnjë mundësi të mbrohet apo t’i shmanget dhunës së agresorit. Ai ka zbritur me vështirësi në policinë lokale dhe ka bërë denoncim për ngjarjen e pazakontë.

Muça tha sot se organet ligjzbatuese duhet të reagojnë shpejt sepse kjo ngjarje mund të agravojë dhe në konflikt mund të përfshihen dhe dy familjet, pasi ngjarja konsiderohet shumë e rëndë.

Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar sot në mesditë edhe policia. Në njoftimin për mediat ndër të tjera thuhet se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit Besnik Muça, 20 vjeç banues në fshatin Ketë, bashkia Klos. Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me grusht kushëririn e tij, shtetasin Sali Muça (kryeplak i fshatit Ketë, bashkia Klos). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.

Dhunohet Policia sali muca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.