Një sipërfaqe pyjore me dushqe ka marrë flakë ditën e sotme në rrethin e Klosit. Zjarri ka përfshirë një territor të konsiderueshëm duke bërë që të digjen disa hektarë pyje.
Për fat të mirë, në zonën ku ra zjarri nuk ka patur banesa pranë që mund të rrezikoheshin nga flakët.
Raportohet se flakët po favorizohen nga era e fortë dhe po venë në rrezik rrjetin elektrik të lagjeve të fshatit aty afër.
