Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Klosi-drejtuesve vendorë: Zonat e mbrojtura jo venddepozitime mbetjesh. Kujdes muzikën e lartë

15:20 / August 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bab35deb 3045 4732 aeb9 2d879ce835f1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga mbledhja e radhës e Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun Lezhë, ministri Klosi tha se megjithë masat e ndërmarra për sezon turistik të mirëmneaxhuar, problematikat mbeten ende evidente. Por, për ministrin Klosi me rëndësi përveç listimit të problematikave mbetet diskutimi me përfaqësues të pushtetit lokal, për të ndarë detyrat dhe vendosur bashkërisht rregullat për sezon turistik më të pastër, me më shumë shërbime. “Problematikë e madhe mbetet pastërtia. Zgjedhjet lokale sollën pasoja në sezonin turistik, jo vetëm nga debate i madh politik në Tiranë, por edhe nga një ftohje e punës së strukturave të bashkive tona. Jo më kot kemi ardhur në Kune Vain për ta bërë këtë diskutim pasi ne gjejmë problematika jo të vogla në kuadër të gjithë trajtimit të pastërtisë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Në të dyja zonat tona të mbrojtura, qoftë kjo e Kune Vainit, qoftë në zonën e mbrojtur të lumit të Buna, ne kemi një sërë problematikash që vijnë nga një raport jo i drejtë i të kuptuarit të pastërtisë nga pushteti lokal. Zonat tona të mbrojtura nuk mund të jenë venddepozitime të daljeve të kanaleve të kullimit apo të kanaleve të pastrimit të ujërave të zeza në liqenin e Shkodrës”, tha ministri Klosi, i cili shtoi se fenomeni i derdhjes së ujërave të zeza në det nuk duhet të ekzistojë në asnjë kohë, jo më gjatë muajve të verës, pasojat e të cilit do të ishin të rënda për mbarëvatjen e sezonit turistik. Ai kërkoi kujdes edhe për muzikqn e lartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

13:13 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.