Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Klosi: Liqeni i Ohrit, pikë që na bashkon dhe që dëshmon se destinacion i mirëfilltë është ai që zbaton rregullat

15:49 / July 30, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klosi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datën 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpalli një tjetër Zonë të Mbrojtur pasuri të UNESCO-s. Liqeni i Ohrit, përfshirë pjesën shqiptare mori statusin sit i UNESCO-s, si fryt i punës disa vjeçare të ekspertëve të mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës në plotësim të dosjes dhe kërkesave për të qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore, UNESCO.

“Liqeni i Ohrit është një destinacion i ri turistik që ka marketingun më të mirë të mundshëm duke qenë zonë e mbrojtur. Por, po ashtu është një destinacion që na rrit përgjegjësitë për të qenë më pranë rregullave, që OKB ka vendosur. Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat për të menaxhuar një sit kaq të bukur natyror, për të dhënë gatishmërinë tonë, natyrisht bindjen e dy qeverive tona se do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur, të jetë një peizazh i bukur dhe magjepsës, i cili edhe duke u kultivuar për më shumë turizëm, të zhvillohet brenda normave dhe parimeve të trashëgimisë botërore”, tha ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi gjatë aktivitetit “Ohri në UNESCO”, në Pogradec.

Nga ana e saj, ministrja e Kulturës Elva Margariti e pranishme në këtë aktivitet  tha se vendimi i 5 korrikut na bën krenarë, që një vend i vogël si Shqipëria arrin të përfaqësohet në UNESCO me disa vlera.

“Po bëjmë një punë të rrallë nëpër ministritë tona për të shtuar edhe dosje të tjera. Në vendimin e shpalljes Komiteti i Trashëgimisë Kulturore ka dhënë disa rekomandime, ndaj jemi këtu për ti treguar të gjithëve se ne do të punojmë së bashku për ti përmbushur këto rekomandime. Tashmë jemi në fazën e dytë të projektit drejt një qeverisje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit, por jo vetëm kjo! Kemi edhe marrëveshje të tjera me partnerët tanë, me Maqedoninë e Veriut kemi nënshkruar në muajin prill ngritjen e qendrave kulturore dhe informative në të dy Republikat, pra ja ku rikthehemi edhe njëherë që ky liqen është vetëm një pikë bashkimi e shumë gjërave të tjera që ekzistojnë përreth”, tha ministrja Margariti.

Edhe ministri Klosi shtoi gjithashtu se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut, dy qeverive i del detyrë të ngrenë komitete të përbashkëta për të punuar për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e këtij liqeni.

“Na del detyrë ta promovojmë, ta vizitojmë ta kthejmë në ekonomi për qytetin. Nga sot, të jemi të gjithë së bashku me një premtim, si përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të Maqedonisë së Veriut për ta pasur edhe këtë pikë si shumë pika të tjera të trashëgimisë sonë natyrore, të trashëgimisë kulturore dhe historike si pika që na bashkojnë, si pika që dëshmojnë se ne mund të jemi destinacion i mirëfilltë turistik atëherë kur kuptojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi duhet të paraqiten si një ofertë e përbashkët në tregun e madh botëror të turizmit, atëherë kur duhet të kuptojmë se pasuri të tilla si liqeni i Ohrit duhen mbrojtur, kultivuar dhe zhvilluar me një parim për të qenë këto vlera të trashëgimisë botërore, ashtu të bukura sic janë krijuar e kështu të bukura sic po mbrohen sot”, tha ministri Klosi, nga Pogradeci, ku u zhvillua aktiviteti “Gjoli” në UNESCO, për të bërë për herë të parë publike përfitimet dhe detyrimet që kanë dy qeveritë për të vijuar punimet në përmbushje të kushteve të kërkuara natyrore, historike dhe kulturore për të qenë pjesë e listës së pasurive të trashëgimisë botërore.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ministri Maqedonas i Mjedisit dhe Kulturës, të cilët gjithashtu vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së liqenit të Ohrit në UNESCO për dy vendet tona, duke shprehur edhe angazhim për të vijuar punuar bashkarisht në ruajtjen dhe promovimn e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

13:13 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.