Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Klosi: Pasuria e jashtëzakonshme e malit të Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm për të bërë biznes

18:04 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0cc09730 f367 4cf7 b343 85f9b4f88527
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetëm eksperiencë e mirëfilltë punësimi në shërbim të promovimit të turizmit në Shqipëri, por edhe një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisi! Ky është qëllimi i projektit Smile Albania, përmes të cilit janë punësuar 500 të rinj, që paralelisht kanë qenë pjesë e një shkolle verore, në plazhet e jugut, ku janë trajnuar nga profesorë dhe ekspertë mjedisorë për të ndërgjegjësuar pushuesit, shoqërinë të mbrojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore për turizëm të zhvilluar dhe jetë të shëndetshme. “Me përgatitjen e kësaj shkolle vere ia dolëm që të realizojmë një nga qëllimet e projektit Smile që së bashku me promovimin e turizmit, të kultivojmë tek të rinjtë dashurinë për natyrën, mjedisin. 500 studentët që u përzgjodhën për projektin Smile janë pjesë e trajnimeve të  vazhdueshme për të bërë atë që është qëllimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit promovimin e turizmit, të zonat tona natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me të rinjtë e Smile Albania, në kampin veror në Drimadhes. Për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pasurive tona natyrore, ministri mori shembull malin e Tomorrit, ku foli me të njëjtat tone për vendimin e gjykatës administrative, që refuzon shpalljen e tij zonë të mbrojtur, por ku me rezerva mbajti edhe një qëndrim për shoqërinë shqiptare. “Ne duam shumë që mjedisi të jetë i mbrojtur, të jetë i pastër por besoj që akoma shoqeria shqiptare nuk ka kuptuar thelbin, nuk e ka kuptuar që mjedisi është i përbashkët , është një pasuri që duhet ta mbrojë gjithësecili nga ne. Ne kemi beteja të vërteta në jetën e përditshme në Shqipëri ku mjedisi vazhdon të konsiderohet një pasuri e askujt, ku ndërtimi i disa guroreve në malin e Tomorit shndërrohet në një debat kombëtar ndërkohë që duhet të jetë një debat fare i injoruar nga shoqëria. Nuk mund të bëhet pafundësisht biznes mbi pasuritë kombëtare, nuk mund të shkatërrohet një pasuri kombëtare aq e madhe sic është mali i Tomorrit, mali olimpik shqiptar vetëm për të bërë një biznes gurore”, u shpreh ministri Klosi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

13:13 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.