Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klosi për krizën në PD: Të rrinë 2 javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë

22:36 / July 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blendi Klosi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi foli edhe për opozitën në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” duke sugjeruar që të mblidhen për 2 javë në malin e Dajtit për të zgjidhur problemin e tyre. Teksa përmendte zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, Klosi tha se PS fiton se punon, ndërsa PD nuk ka zgjidhur ende ngërçin e brendshëm. Megjithatë shpreh bindje se do të fitojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ne zgjodhëm një personalitet që askush nuk ka çfarë të thotë nga pikëpamja e formimit, e jetës, e karrierës dhe të gjitha të bëjnë të mendosh se çfarë do të thotë “Pse e zgjodhët?” Ne do e zgjidhnim, ata nuk morën pjesë në proçes dhe kur vjen tek gara elektorale thonë si fiton PS. PS fiton se punon. Ata tërhiqen sa këtu e sa atje.

Hallet e tyre t’i zgjidhin vetë ata. Ne i kemi kundërshtarë ata. Ta zgjidhin hallin, të ulen atje 5 burra apo gra. Të rrinë dy javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë e të thonë kjo është zgjidhja e PD-së.

Pyetini ata se pse nuk mblidhen të gjejnë gjuhën për të zgjidhur ngërçin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet nëse e majta është e majtë. Ne përgatitemi për garën e radhës, ku do të fitojmë sërish. Jemi kaq pranë zgjedhjeve lokale dhe ata merren për të gjetur arsyet se pse do të fitojë sërish Edi Rama”, tha Klosi.

blendi klosi kriza PD problemet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.