Deputet i PS-së, Blendi Klosi, i ftuar në “Top Story” për diskutimet rreth Samitit të Diasporës, tha se ky Samit vërtetoi që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot.
“Besoj që ky është mesazhi kryesor që erdhi sot nga Samiti që shqiptaria nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot. Ka përparime nga gjitha trevat tona. Shqiptarët janë shumë më tepër potent. Ne jemi bashkë është e vështirë të gjedh kush është i ftuari kush është mikpritësi. Është një dëshirë e madhe që të jemi bashkë.
Është e vështirë të flasim për emigracion, duhet të flasim për diasporën. Që ikën dhe tani kanë familjet e tyre andej. Kanë krijuar një jetë atje, nuk janë emigrantët që mjaftonin të punonin dhe të sillnin diçka në Shqipëri. Një pjesë e madhe kjo.
Përveç se ata janë futur në një jetë të re, edhe në vendet tona është rritur një lloj mirëqenie, nuk jemi në nivele te ulëta.
Ajo që është shumë e rëndësishme sot, dhe një nga gjërat e mira që sjellin samitet, është një medalje për forcën që ka marrë shqiptaria dhe të fillojmë të kemi një bashkëveprim më të gjerë.
Ata e japin meritën çdo ditë duke kontribuar. Ne gjithmonë duhet të pranojmë të kemi një diasporë të përbashkët, dhe duhet parë si e tillë. Përveç panelit kryesor në samit ka pasur edhe panele më të vogla për të diskutuar në tema të ndryshme”, tha Klosi.