Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

KLSH auditon universitetet: Zero lekë për kërkim shkencor! Administrata,e fryrë

08:56 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studentet elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që situata në universitet është kaotike, KLSH publikon raportin e saj ku shprehet se universitetet publike shpenzojnë 41% të buxhetit për administratën, ndërsa të ardhurat për kërkimin shkencor variojnë nga zero deri në 3.1 % të buxhetit.

KLSH ka bërë auditimin e 7 universitete publike të vendit, për vitin akademik 2017-2018 dhe bëhet fjalë për universitetin e Tiranës, atë Mjekësor, atë Bujqësor, universitetet e Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Korçës.

Sipas institucionit të auditit, universitetet e audituara kanë fryrë jashtë realitetit strukturat organizative, duke rritur shpenzimet mbi të ardhurat. Gjithashtu, në këto universitete, personeli administrativ dhe mbështetës është shumë i lartë kundrejt stafit akademik. Sipas raportit të KLSH, për vitin 2017-2018, Universiteti i Durrësit ka shpenzuar 41 % e të ardhurave për pagesat e personelit, Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 25 % e të ardhurave dhe Universiteti i Universiteti i Vlorës ka shpenzuar 27 % e të ardhurave për pagesën e personelit.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nuk kanë parashikuar asnjë lekë për kërkimin shkencor.

KLSH ka arritur në konkluzionin se institucionet e arsimit të lartë vijojnë të mbeten pasive në marrjen përsipër të përgjegjësive për të ofruar një arsim cilësor ndaj studentëve të tyre, kërkim shkencor real (jofiktiv dhe aplikativ) dhe tarifa konkurruese për të financuar me kosto optimale shërbimet e tyre. “Mendësia e drejtuesve të IAL-ve publike nuk është ende përshtatur me vizionin dhe kompetencat e ligjit të ri të arsimit të lartë, ndërsa mendësia e pedagogëve vijon të jetë më afër asaj të mësuesit sesa kërkuesit shkencor. Nën perceptimin e studentëve, IAL-të kujdesen pak ose aspak për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë tek ta”, thuhet në raportin e kontrollit.

student Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë, raportohet vetëm për dëme materiale

09:48 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.