Nëse deri së fundmi mendohej se Mohamed Salah dhe Liverpool do i ndanin përfundimisht rrugët e tyre, tashmë kjo nuk ka për të ndodhur, të pakten edhe për 3 vitet e ardhshme. Shumë zëra thanë se egjiptiani ishte fokusi kryesor i PSG-së për të zëvendësuar Lionel Messin, por francezëve u duhet të mendojnë për dikë tjetër tani pasi Sala ka arritur një marrëveshje me Liverpool për të rinovuar kontratën.
Kjo konfirmohet nga mediat angleze, të cilat raportojnë se Salah ka arritur akordin me “The Reds”, ndërsa zbulohen edhe detajet e kontratës.
Mësohet se sulmuesi do të nënshkruajë për 3 vite, me opsion edhe për një sezon të katërt. Ndërkohë, rroga e Salah sipas kontratës së re do të kapë shifrën e 400 mijë sterlinave në javë.
