Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënoi sjelljen diskriminuese te anëtares së KPA-së, Genta Bungo ndaj Prokurores Elisabeta Imeraj. Përmes një deklarate për shtyp, ky institucion thotë se u njoh me rastin e paragjykimit krahinor përmes mediave online, dhe se sjellje të tilla, janë të papranueshme. KMD u beri thirrje qytetarëve të sinjalizojnë raste të ngjashme, duke i siguruar se mbrohen me ligj.
Skandali në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku prokurorja Elisabeta Imeraj është diskriminuar për shkak të origjinës, nga anëtarja e KPA-së, Genta Bungo, ka sjellë edhe reagimin e Komisionierit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili thotë se u njoh me rastin përmes mediave online dhe sinjalizimeve në rrjetet sociale.
Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për paragjykimet dhe vlerësimet e personave për shkak përkatësie dhe jo aftësie. Sipas tij, diskriminimi krahinor është i papranueshëm.
Akoma sot, paragjykimet dhe mendësitë diskriminuese ushqejnë organet shtetërore shqiptare dhe shoqërinë. Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi udhëzon shmangien e paragjykimeve dhe përkatësive, në vlerësimin e personalitetit njerëzor dhe profesional. Ushqimi i steriotipeve në përditshmëri është i papranueshëm dhe bëhet shkak i sjelljeve diskriminuese.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit qytetarët ti drejtohen zyrës së KMD të sinjalizojnë situata diskriminuese, duke theksuar se mbrohen me ligj. Mesazhet diskriminuese, i publikoi vetë Prokurorja Imeraj, ku anëtarja e KPA Genta Bungo i i thotë koleges se, Elisabeta Imeraj është “maloke nga Tropoja” ndaj duhet të shkarkohet.
Prokurorja Imeraj e ka cilësuar ketë një rast të pastër diskriminimi, duke theksuar se nuk mund të penalizohet prej origjinës. Rasti solli reagime të ashpra në radhët e politikës dhe opinionit publik.
