Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koalicioni Meta-Berisha pa numërues votash në gjysmën e tavolinave, Kolegji Zgjedhor pranon pjesërisht kërkesën e PL

17:41 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koalicioni Berisha-Meta ka mbetur pa numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit dhe beteja ligjore vijon. Ka qenë së fundmi një vendim i Kolegjit Zgjedhor i cili ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë së Lirisë dhe ka detyruar KAS për të marrë një vendim. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi kërkesën e PL për të pasur anëtarin e katërt në grupet e numërimit me argumentimin se ‘nuk kishte votat për të marrë një vendim’.

Tashmë çështja do të rikthehet në KAS i cili do të detyrohet të marrë vendimin nëse Partisë së Lirisë i takon anëtari i katërt në të gjitha tavolinat e numërimit të votave apo jo.

14 Maji/ Enriketa Papa: PD, rezultati jashtë parashikimeve! Jo ndërtimeve në qendër, Tirana duhet policentrike
LEXO EDHE:
14 Maji/ Enriketa Papa: PD, rezultati jashtë parashikimeve! Jo ndërtimeve në qendër, Tirana duhet policentrike

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

Partia e Lirisë kishte ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, por kërkesa u rrëzua, duke lënë kështu koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KZAZ-ve të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.