Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Koalicioni pro familjes kërkojnë konsultë me Ministrinë e Shëndetësisë: Vendi s’është gati për surrogacinë

19:45 / May 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1714747684 akilpano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, koalicioni shqiptar ”Pro Familjes” dorëzoi një kërkesë për seance dëgjimore në Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me Projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hedhur për konsultim publik. Përfaqësues të tij thanë se nuk ka pasur asnjë dëgjesë deri tani dhe se Shqipëria nuk është gati për surrogacinë.

“Ne kemi ardhur këtu për t’i kërkuar ministrisë së Shëndetësisë dëgjesë publike për ta konsultuar ligjin që prek për opinionin tonë qenien njerëzore në çdo dimension. Ky projektligj lejon që Shqipëria të bëhet një nga vendet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe lejon trafikimin e grave, bebeve dhe foshjeve të fogla. Ky ligj prek edhe abortin, idea është që vajzat e vogla 16 vjeçare ljeohn që të abortojnë pa dijeninë e prindërve. Përveç kësaj ky ligj e bën Shqipërinë një parajsë të vërtetë për surrogacinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. A e dini që në Bruksel vetëm në 23 prill u diskutua që surrogacia është një nga faktorët më të mëdhenj për trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria nuk është një tokë që është gati për ligje të tilla. Unë do ju bëja thirrje të gjithë ligjvënësve që të mos marrin copy paste dhe të mos kopjojnë ligje e vendeve të tjera. Do doja të kishim një dëgjesë publike mes specialistëve të ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi Linda Pano, përfaqësuesja e koalicionit.

Më herët ka qenë edhe deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i cili ka thënë se shpreson që të kundërshtohet parimisht nga të gjithë dhe të mos dërgohet në Parlament projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues. Për të pas këtij ligji qëndrojnë grupet kriminale mafioze brenda dhe jashtë vendit për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve dhe fetuseve me qëllim përfitimi.

Shqipëria surrogacia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.