Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kodheli ‘plas bombën’, si u përgjuan opozita dhe ndërkombëtarët nga inteligjenca shqiptare

16:39 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre vite e gjysmë nga koha kur mori detyrën e Ministres së Mbrojtjes në qeverinë “Rama”, Mimi Kodheli sot kujton ende angazhimin kryesor që i vuri vetes sapo shkeli në Kompaninë e Radiozbulimit, sot Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes: “Pastrimin e së keqes nga kjo Agjenci”.

Dhe me të keqen, Kodheli i referohet faktit që është përgjuar nga kjo Agjenci në kohën kur ajo ka qenë në opozitë. Dhe jo vetëm. Deputetë të opozitës por edhe diplomatë perëndimorë janë përgjuar me paijsjet e Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë.

Këto deklarata të forta, ministrja i bëri këtë të mërkurë teksa mori pjesë në ceremoninë e 65-vjetorit të krijimit të Shërbimit Inteligjent të ushtrisë.

“Kur kam nisur punën si ministre e Mbrojtjes, thuajse katër vjet më parë, vija nga opozita e përgjuar nga agjencia juaj, e përndjekur nga pajisjet tuaja, e kërcënuar nga hija e zezë e keqpërdorimit të një shërbimi inteligjent ushtarak. Politikanë të opozitës së këtij vendi, së bashku me shumë diplomatë perëndimorë, përjetonim realitete pinoçetiane në shekullin e 21-të, në zemër të Evropës, në një vend NATO. Dhe që askujt mos t’i ndodhte ajo që i bëhej opozitës së para 2013, pata si objektiv kryesor pastrimin e së keqes nga agjencia juaj., tha ajo. Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes shprehu konsideratën dhe respektin e saj të veçantë për arritjet ushtarake të këtij shërbimi ndër vite dhe risolli edhe njëherë në kujtesë situatat e vështira në të cilën ushtarakët e asaj kohe duhet të përballeshin: “Pjesën e historisë, arritjeve dhe sukseseve unë gjithnjë ua lë historianëve dhe drejtuesve ndër vite. Kam respekt dhe konsideratë të veçantë për të gjitha arritjet mirëfilli ushtarake të këtij shërbimi. Keni punuar në kushte të vështira duke përballuar njëkohësisht edhe armikun e jashtëm edhe paranojën e politikës izoluese.” , përfundoi ministrja. /TiranaNews/

Mimi Kodheli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi për këtë të shtunë

07:59 / June 20, 2026

Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian

22:58 / June 19, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.