Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm, presim propozime konkrete më shumë sesa komente gjeneraliste

21:18 / November 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1762872242 besfortlamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot tryeza e radhës konsultuese për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në fjalën e tij tha se nuk kemi të bëjmë me një proces të mbyllur, por me një proces të ndërtuar me transparencë, me gjithëpërfshirje, me debat profesional dhe me përfshirjen e ekspertizës më të mirë që Shqipëria ka në fushën e së drejtës.

“Drafti i ri ka synim të modernizojë politikën penale, të forcojë proporcionalitetin e dënimeve, të rrisë parashikueshmërinë dhe qartësinë dispozitive, t’i japë sistemit penal mjete efektive, të balancuara dhe moderne, harmonizohet me acquis communautaire dhe praktikat europiane, në përputhje me objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE. Një nga shtyllat ku përqëndrohet drafti dhe ku kontributi juaj si aktorë të rëndësishëm të sistemit është thelbësor është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemi të drejtësisë, autoritetin e vendimeve gjyqësore, proceset gjyqësore dhe aktorët e tyre”, tha Lamallari.

Sipas tij forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia. Pa një sistem gjyqësor që funksionon normalisht, me integritet dhe autoritet të padiskutueshëm, nuk ka siguri juridike, nuk ka ekonomi të qëndrueshme, nuk ka shtet të së drejtës, theksoi ministri mes të tjerash.

Ai çmoi rolin e avokatëve në këtë proces dhe kërkoi përfshirjen e tyre me kontribute reale.

“Avokatët janë një komunitet profesional tejet i rëndësishëm sepse ju shihni çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon; hasni boshllëqe, paqartësi, disproporcionalitete dhe përballeni me realitetin e zbatimit të normës penale. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm. Ju jeni zëri i qytetarëve në sallën e gjyqit, jeni garantues të të drejtave dhe lirive, dhe keni perspektivën më të çmuar për të identifikuar problematika praktike të cilat një tekst ligjor duhet t’i parandalojë. Ne presim prej jush komente konkrete, propozime të argumentuara, sugjerime për balancimin e masave penale, shembuj krahasimorë dhe modele të praktikës më të mirë.

E po kështu edhe dispozita të shkruara prej jush. Ky është kontribut real që vlen më shumë sesa komentet gjeneraliste. Çdo vërejtje e juaja do të merret në konsideratë, me transparencë dhe vlerësim maksimal.  Objektivi ynë sot është që së bashku të qartësojmë dispozitat e draftit, të identifikojmë çështjet ku nevojiten riformulime, të diskutojmë harmonizimin me standardet europiane, të testojmë koherencën dhe proporcionalitetin e politikës së re penale, si dhe të rrisim cilësinë e tekstit përpara kalimit në fazën e finalizimit. Kjo tryezë është një moment kyç për të konsoliduar kapitullin penal të Shqipërisë dhe për të vendosur themele të qëndrueshme për dekadat e ardhshme”, tha ministri Lamallari.

Tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal do të vijojnë sipas kalendarit të dakordësuar më parë prej kur nisi ky proces.

avokatet kodi lamallari penal propozime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.