Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kodi Zgjedhor, Alibeaj: Berisha i jep Ramës mandatin e katërt! Kuvendi i 2025 do kthehet në një ushtri kukullash

17:46 / July 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj rama berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj tregon pse e quan një pazar Kodin e ri Zgjedhor mes PD-PS, ku thotë se Sali Berisha i jep kështu mandatin e katërt qeverisë, kryeministrit Edi Rama.

”Nuk ka ndodhur vetëm ditën e djeshme. U bë 8, 9 muaj, një pazar mes Berishës dhe Ramës. Për ti dhuruar Ramës mandatin e katërt në tavolinë pa zgjedhje. 3 ishin kërkesat që depozitova 3 muaj më parë. Shqipëria një zonë, vota e diasporës efektive dhe listat e hapura. Ndaj ajo se çfarë ndodhi dje, u la në fuqi ndarja e Shqipërisë në 12 zona. 12 mandate PS e Ramës i merr qyl. Përdor buxhetin, përdor patronazhistë, gjithçka. Merr dhe 12 mandate”,-tha Alibeaj për ”Report TV”.

Nga ana tjetër, Alibeaj u shpreh se propozimi për 1/3 e listës dhe lënien e sistemit po kështu si në 2008 erdhi nga Bylykbashi, pra nga Sali Berisha. Sipas Alibeajt, me këtë marrëveshje parlamenti i ardhshëm do kthehet në ushtri kukullash të dy kryetarëve.

”Kanë bërë një sistem, 1/3 është e fiksuar. Ata që vendosen këtu nuk i nënshtrohen votës parapëlqyese. Mund të bëhen deputetë edhe me 0 vota. 47 deri 48 mandate bëhen deputetë vetëm se i cakton kryetari i partisë. Ngelen vetëm 44 që zgjidhen nga zgjedhësit. Parlamenti i ardhshëm do jetë jo me 140 deputetët, por vetëm me 2, kryetarët e partive.

Pjesa tjetër një ushtri kukullash. E kanë kthyer në sistemin e listave të mbyllura të 2008. Ajo që u miratua mbrëmë bie ndesh me Kushtetutën. Të paktën thuhet në Kushtetutë listat janë të hapura. Nëse dikush mbyll listat, le ta bëjë partia, por jo të detyrojë shqiptarët të bëjë një zgjedhje të caktuar”.

alibeaj Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.