Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

“Koha e leshit”: Shefqet Merra, ky artist i këngës dhe fjalës së “qëndisur”

15:01 / April 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shefqet Merra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 50 vite në skenat shqiptare të muzikës. Disa libra të shkruar dekadat e fundit. Rapsodi dhe publicist Shefqet Merra është i njohur jo vetëm në trevën e Matit, por edhe përtej kufijëve të Shqipërisë.

“E kam nisur karrierën që në moshën 11 vjeçare, thotë Merra. Kam mbi 500 tekste këngësh të ndryshme gjatë karrierës”, shton ai.

Është lindur në fshatin Urxallë, në vitin 1956. Ka mbëruar shkollën e muzikës në vitin 1974 në Shkodër dhe është diplomuar vite më vonë për gjuhë-letërsi.

Është autor i këngëve të njohura: “Lulja e malit”, “Moj e mira cucë matjane”, “Për flamur kemi ba betimin”, “Moj ushtria popullore”, etj.

Në festivalet e fëmijëve, të organizuara në Shkodër është duatrokitur me këngët: “Bariu dhe baresha”, “Bilbilat e pranverës”, “I duam veglat popullore”, “Mësuesja jonë e dashur”.

Merra është autor i disa librave me poezi. Njihet si një poet që e “qëndis” fjalën e urtë popullore dhe është thumbues me fenomenet negative të kohës.

“Fjalë të urta bishtqëndisura”, “Njerëzori”, “Huri i Nastradinit”, “Koha e leshit”, “Poezi të rralla”, “100 gjëagjëza popullore”, janë disa prej librave që kanë për autor Shefqet Merrën.

Ai shprehet se në konkurset e organizuara nga Radio Tirana është shpallur fitues për humorin brilant, duke u vlerësuar për krijimtarinë e pasur dhe të bukur.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe së fundi po kontribuon për një koncert të fëmijëve matjanë me rastin e 100 vjetorit të bashkisë së Matit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse na bien më shumë flokët në vjeshtë?

15:39 / October 18, 2026

Kufijtë nuk janë traumë, pse fëmijët kanë nevojë për rregulla të qarta

23:03 / October 16, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.