Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kokainë dhe kanabis në lokalin me qira, në pranga dhe kamarieri

09:55 / December 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit bën të ditur se ka arrestuar pronarin dhe kamarierin e një lokali në fshatin Baltëz pasi në ambientet e tij janë gjetur 4 doza me kokainë dhe 19 doza me kanabis sativa.

Sipas burimeve zyrtare sasia e drogës u gjet në mjetin tip Golf të K.S dhe në lokalin që ai kishte marrë me qira.

NJOFTIMI I PLOTE

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bien në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 19 doza me cannabis sativa dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin K. S. dhe gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira në fshatin Baltëz, ku punonte kamerier shtetasi I. T., kanë gjetur 4 doza me lëndë narkotike kokainë, 4 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. T. u gjetën 15 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. S., 26 vjeç dhe I. T., 22 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.