Një i ri shqiptar, është arrestuar një ditë më parë në Brescia të Italisë, pasi iu gjetën në shtëpi 100 gramë kokainë dhe pistoletë.

Teksa ishte duke ecur në atë zonë, një karabinier policie, ka pikasur sjellje të çuditshme të të riut.

Menjëherë, ai lajmëroi përforcimet dhe kontrolluan banesën e shqiptarit.

Pas kontrolleve fizike atij iu gjet një qese me 100 gramë kokainë si dhe një pistoletë pa leje.

Karabinierët arrestuan shqiptarin i cili më pas u dërgua në burgun “Nerio Fischione” në Brescia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here