Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar të dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri në fushën e narkotikëve. Mësohet se gjatë kontrollit atij iu gjet në çantën e dorës 11 doza kokainë.
Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
