Policia ka mundur të kapë një 39-vjeçar i cili më parë nuk i ishte bindur urdhërit të uniformave blu për të ndaluar mjetin. Në makinën e tij policia gjeti një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Tashmë 39-vjeçari do të akuzohet jo vetëm për kultivim dhe mbajtje të lëndëve narkotike por edhe për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”
Procedim penal u krye edhe për shtetasin A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë:
“G. V., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
