Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kokalari akuzon Gjekmarkajn se e ofendoi në aeroport. Deputeti i PD: Ja e vërteta

13:10 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokalari gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Evi Kokalari deklaroi dy ditë më parë se u fye nga deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj në aeroportin e Nju Jorkut teksa të dy po ktheheshin për në Shqipëri.

Kokalari shkruante në profilin e saj se u përball me Gjekmarkajn në aeroport dhe kishte bërë një batutë me të, por sipas saj është ofenduar nga deputeti demokrat.

“Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo”, shkruan Kokalari.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së thotë se nuk e njeh Evi Kokalarin dhe nuk përdor fjalor të cilin ajo e përmendur në statusin e saj.

“E para fjalor rrugaçi nuk perdor kurrë me zonja shume më teper xhentil nga e zakonshmja perpiqem te jem me to.  Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjekundi, as parë nga afer. Se di në udheton në të njejten linje me mua se nuk është puna ime se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind. As per fytyrë se njoh as nga koha folklorike e foltoreve  ku na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova. S’ja mora kurrë per keq ! Gjithkush mendoja bie në sy sipas menyres së vet. Nuk e kuptova kurrë kush ajo tamam, mes dilemash?! Grua  shqiptare qe zien nga nostalgjia per dheun e të pareve  apo nuse e nje greku të moshuar me mbiemer Anxhelakis qe pikellohet nga merzia e lyp ngjarje”, shkruan Gjekmarkaj.

Sipas tij “Ajo mbi supe pat vënë dyfekun e lirise së PD -së, të demokratizimit dhe selametit  të saj. i kuptoj që më janë sulur evleterit, po s’kam si i jap ndihme askujt per udhetiminin e takimet e mia në Ëashington, skam ndonje meritë po ja që i bëra, më ftuan shkova , i kreva e po kthehem. Disa dhe me shijuan qamet”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.