Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kokalari flet sërish për gjak që do derdhet në 8 Janar

23:09 / January 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kokalari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evi Kokalari, mbështetësja kryesore e Sali Berishës duket se “mezi po pret” që të derdhet gjak në protestën e 8 janarit. Për të dytën herë radhazi, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga protesta e Berishës kundër Bashës, ajo flet për skenarë dhune, gjak të derdhur në rrugët e Tiranës, e në këtë skenar të frikshëm që ajo ka ndërtuar ose paralajmëron, bën “të mirën” duke thënë se nuk do të ndalet se kërkuari drejtësi.

“I dashur mik, Nëse në 8 Janar do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës, gjurmët e gishtave do të jenë kudo, dhe ju premtoj se nuk do të pushoj derisa të mbani përgjegjësi të plotë për kaosin që keni lëshuar mbi Shqipërinë”, shkruan Kokalari.

Edhe më herët pak para se Bashës t’i skadonte ultimatumi për të liruar zyrën, ajo foli sërish për të plagosur në 8 janar, e ndërsa sipas saj faji duhet vendosur Lulzim Bashës.

“Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari.

Nën moton ‘Jo bunker i pengut, por shtëpia e demokratëve’, Sali Berisha ka thirrur në 8 janar një protestë me argumentin se duhet forcuar PD-ja. Basha ka qetësuar qytetarët se nuk do të ndodhë asgjë dhe se është i përgatitur për të gjitha skenaret. Se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë…

Evi Kokalari

derdher Evi Kokalari gjak serish
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.