Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kolaps në buxhetin e Kosovës, ekspertët thirrje presidentes Osmani: Zgjidhje, ose shteti funksionon deri në janar

21:10 / October 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk zgjodhi qeverinë e propozuar nga Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje. Në mungesë të një ekzekutivi në fund të këtij viti, rrezikohet edhe buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm.

Sipas Bekim Salihut, nga Instituti GAP, qeveria në detyrë mund të propozojë projektligjin për buxhetin e vitit 2026, porse pengesa qëndron te Kuvendi që nuk i ka funksionale komisionet përkatëse.

“Problemi nuk është te e drejta e qeverisë për ta miratuar dhe proceduar, problemi është te mosformimi i krejtësishëm i kuvendit, përkatësisht trupave parlamentare, komisioneve parlamentare, mungon komisioni për buxhet dhe financa i cili do të duhej proceduralisht ta pranonte një projektligj të tillë, ta shqyrtonte dhe ta procedonte në seancë plenare”, u shpreh Bekim Salihu nga instituti GAP.

Ai shton se me 30 nënshkrime, Lëvizja Vetëvendosje mund të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për formimin e komisioneve, por edhe kryeministri mund të kërkojë një seancë të tillë dhe të kërkojë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, në këtë situatë, Instituti Gap dhe organizata të tjera të shoqërisë civile i janë drejtuar presidentes, Vjosa Osmanit me letër ku kërkohet nga ajo të gjendet një konsesnsus me partitë politike që të arrihet të kalojë buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Gjatë fazës së konsultimit të partive politike të shqyrtojë mundësinë, përkatësisht të aplikojë mundësinë që në bashkëpunim me to të gjendet një konsensus për miratimin e buxhetit për vitin 2026 dhe në të njëjtën kohë për miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare me BE-në që parasheh 880 milionë euro të hyra për Kosovën”, shtoi ai.

Mendim tjetër mbi ligjin për qeverinë dhe përgjegjësitë e qeverisë në dorëheqje ose asaj në detyrë ka Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas tij, Qeveria në detyrë është e kufizuar në këto kompetenca.

“Kjo qeveri e Republikës së Kosovës, nuk është është qeveri e kësaj legjislature dhe është e zgjedhur nga një legjislaturë tjetër dhe për këtë arsye ky Kuvend, kjo legjislaturë nuk mund t’i japë buxhet një qeverie të cilën ajo nuk e ka votuar”, deklaroi Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Shala propozon që të formohet një qeveri teknike që do të zgjidhte çështjet buxhetore dhe ato të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në rast se qeveria në detyrë nuk arrin zgjidhje për buxhetin e vitit 2026, shteti mund të funksionojë vetëm në muajt janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm me 1/12 e buxhetit të këtij viti.

kolaps kosoves osmani shtetit zgjidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.