Kolegji Zgjedhor ka vendosur që anëtari i katërt i grupeve të votimit të propozohet nga Partia e Lirisë dhe jo nga PDIU.
‘Në datën 11.05.2023 ora 16:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.18 Regj.Themeltar, Datë 11.05.2023 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Partia e Lirisë.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.90, datë 10.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur;
Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.90, datë 10.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:
“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.
- Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.
Tiranë, më 11.05.2023
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë!’- njofton Kolegji Zgjedhor.
